Prokuroria zbardh vrasjen e një viti më parë në Ballsh. Çfarë dëshmoi gruaja e viktimës

453
Prokuroria e Fierit ka publikuar detaje mbi ngjarjen e ndodhur një vit më parë në Ballsh, ku teknologu i uzinës së Naftës në Ballsh u gjend i pajetë në pyllin e fshatit Kalenjë.
Pas një sërë hetimesh, policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së ndodhur më 29 nëntor 2016 në Mallakastër, ku një bari gjeti trupin e pajetë të 57-vjeçarit Shefo Duraj.
Ai ishte shpallur në kërkim që në datën 14 nëntor 2016, pasi familjarët nuk kishin patur më kontakt me të, pas një telefonate ku i njoftonte se do të shkonte për ngushëllim tek një shok. Por vetëm disa ditë më pas u gjet i vrarë dhe me plagë djegie në trup.
Pas hetimeve, policia e Fierit ka arrestuar autorin e dyshuar për ngjarjen Feti Yzeiraj, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës.
Sakaq, mësohet se detaji që ka tradhtuar autorin e ngjarjes është një celular që i është gjetur autorit të dyshuar, i cili i përket viktimës.
Prokuroria e Fierit ka dhënë informacione mbi ngjarjen, si dhe dëshminë që familjarët e viktimës kanë dhënë në polici.
DOSJA E PROKURORISE
Fakti penal i referohet ngjarjes se dates 29.11.2016, ne oret e mbasdites, ne vendin e quajtur “Bregu i Shkunjezes”, qe te çon per ne fshatin Kalenje Mallakaster, u gjet I djegur kufoma e shtetasit Shefo Duraj, me banim ne fshatin Kalenje, per te cilin familjaret e tij me date 15.11.2016 kane bere kallezim ne Komisariatin e Policise Mallakaster, per humbjen e ketij shtetasi. Kufoma u konstatua se ishte i djegur
Nga akti i ekspertimit mjekoligjor date 30.11.2016, ka rezultuar se ne trupin e viktimes se shtetasit Shefo Duraj verehen: Thyerja e verejtur ne koke ne regjionin parietal te majte eshte shkaktuar me mjeteprerese-çares, thyerja e brinjeve jane shkaktuar me mjete te forte jot e mprehte. Djegja e lekures eshte shkaktuar nga veprimi I temperaturave te larta mbi trup (sic mund te jete flaka).
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktima Shefo Duraj mund te jete vrare per motive hasmerie, pasi babai i tij Llane Duraj ka vrare rreth viteve 1968 nje bashkefshatarin e tij qe quhej My.G dhe se djali i My.G i cili quhet Mu. G. ka dijeni per vrasjen e shtetasit Shefo Duraj. Per kete, jane kryer kontroll ne banesen e shtetasit M.G, ne te cilen u gjet ky i fundit, gruaja e tij dhe djali i tij. Ne kontrollin e baneses u gjeten dy sepata te vogla, nje sepate e madhe, nje kosare, nje bel si dhe dy bidona plastic 1.5 l, njera e mbushur plot dhe tjetra deri ne 1/3 e saj me lende te dyshimte djegese, te cilat u sekuestruan me cilesine e proves materiale per ekspertime te metejshme.
Ne deklarimin qe i eshte marre familjareve te viktimes dhe konkretisht gruas se tij Shyqyrije Duraj, kjo e fundit ka treguar se burri i saj Shefo Duraj punonte ne Uzinen e Perpunimit te Naftes ne Ballsh ne sektorin e transportit. Me date 13.11.2016, Shefoja ka qene me sherbim turni I trete naten, te cilen e merrte ne oren 23:00 dhe e linte ne oren 07:00 te mengjezit te dites se neserme. Sipas saj, Shefoja ka dale nga shtepia rreth ores 21:30 duke I thene asaj se te nesermen pasi te linte punen do te shkonte ne fshatin Gjerbez per ngushellim te shtetasi N.B. Te nesermen e dates 14.11.2016, Shyqyrija nuk pati mundesi qe te komunikonte ne telefon me Shefon, pasi nuk kishte lek ne telefon dhe duke qene se pas ngushellimit ku do shkonte ishte po ate dite truni I trete naten, mendoi se Shefoja mund te flinte tek e motra e tij ne qytetin e Ballshit.
Sipas saj, vajza i kishte bere telefonate rreth ores 08:30 te dates 14.11.2016 dhe kishte konstatuar se ishte i fikur. Duke qene se edhe me date 14.11.2016 Shefoja nuk erdhi ne banese, atehere ata e kane kerkuar dhe kane bere kallezim ne Komisariatin e Policise Mallakaster per humbjen e tij. Ne lidhje me kete ngjarje, ajo ka thene se Shefoja nuk ka pasur konflikte , por dyshonte se njehere ne muajin Gusht apo Shtator te ketij viti ka ardhur nje nipi i M.G. nga Berati dhe kishte pyetur Shefon se ku kalohej per ne Aranitas dhe Shefoja ia kishte treguar rrugen. Kete dyshim Shyqyrija e kishte, pasi para viteve 1990 babai I Shefos qe quhej Llane ka vrare me thike babane e shtetasit M.G..
Viktima Shefo Duraj ne momentin e vrasjes dispononte dy aparate telefonike celulare, njeri prej te cileve u gjet ne vendin e ngjarjes kurse aparati tjeter nuk eshte gjetur.
Organi I Prokurorise ka hetuar per gjetjen e aparatit tjeter telefonik celular. Nga hetimi rezultoi se aparati telefonik qe dispononte viktima kishte numrin IMEI xxxxxxxx480.
Sipas pergjigjes se shoqerise telefonike xxxxx date 04.10.2017 rezulton se aparati telefonik me kete numer IMEI si me lart eshte regjistruar ne emer te shtetasit Feti Baki Yzeiraj banues ne fshatin Aranitas te rrethit te Mallakastres.
Rezulton se ky shtetas eshte nipi i shtetasit M.G , djali i motres, shtetas me te cilin dyshohet se viktima kishte hasmeri.
Deri ne kete faze te hetimeve paraprake provohet se telefoni qe viktima kishte me vete ne momentin e vrasjes eshte mare nga shtetasi Feti Yzeiraj me familjen e te cilit viktima dyshohet se kishte hasmeri.
Nga aktet e ketij procedimi penal rezulton se ka dyshime te arsyeshme se shtetasi Feti Yzeiraj eshte autor i vepres penale te “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i K.Penal.
Per shtetasin Feti Yzeiraj eshte leshuar urdher ndalimi nga ana e Prokurorit me date 09.10.2017. Urdheri i ndalimit eshte zbatuar nga ana e policise gjyqesore me deate 10.10.2017 ora 00.30.
Sigal