Prokuroria: Xhuvani vrau 4 vetë në lokal nate, e ndihmoi shoku

454
Sigal

TIRANE – Konstandin Xhuvani, djali i deputetes tashmë të dorëhequr Luiza Xhuvani dhe i regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, është i dyshuari kryesor për vrasjen e 4 personave në të gdhirë të së martës në lokalin e natës “Ante Grand”, rreth 100 metra larg Ambasadës Amerikane në Tiranë.
 
16-vjeçari Xhuvani u arrestua dje nga policia ndërsa tentonte të largohej nga vendi i krimit, ndërsa sot Porkuroria i ka komunikuar atij akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese kundër 2 e më shumë personave dhe armëmbajtje pa leje”.

Sakaq, 24-vjeçari Erlad Sina, i arrestuar po dje, akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe ushtrim prositucioni.

Po sot, me urdhër të prokurorisë është lënë i lirë 19-vjeçari Alban Ballcaj, pasi sipas akuzës nuk ka prova që e përfshijnë në ngjarje. Ai është djali i tezes i Arbër Demirajt, djalit të ish-prokurorit Skënder Demiraj, i cili mbeti i vrarë aksidentalisht gjatë përleshjes së armatosur në lokalin e natës.