Prokuroria: Vjedhja e banesës i zbuloi arsenalin e armëve Alban Meros

427
Zbardhen detaje të arrestimit të Alban Meros në banesën e të cilit iu gjetën një sasi armatimi.
Mero ishte dyshuar si autor i vjedhjes së një banese të ndodhur më 29 gusht 2015 në rrugën “Jordan Misja”. Për këtë aryse policia kishte ushtruar kontroll në banesë dhe në një depo brenda oborrit të saj sekuestroi arsenalin e armëve.
Vjedhja në banesë- Alban Mero u arrestua më 30 gusht 2015 i dyshuar për veprat penale të “Vjedhjes”, “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje te armeve te gjuetise dhe sportive”, vepra këto të parashikuara nga nenet 134, 278, 280 dhe 283 te K.Penal .
Rreth orës 12:00 të 29 gushtit në sallën operative të policisë u njoftua për nje vjedhje në rrugën “Jordan Misja” në banesën e shtetases L.B. Persona të paidentifikuar kishin thyer derën e gjumit të banesës dhe kishin vjedhur një sasi pre 200.000 lekësh të reja. Nga kqyerja e vendit të ngjajres nuk u gjetën gjurmë papilare, por u morën disa objekte, qese plasmasi ku dyshohet se mund te kete gjurme te vlefshme për identifikim.
L.B kishte dalë nga banesa rreth orës 09: 30 dhe kishte shkuar tek nje ambient prane banesës së saj, ambient të cilin e kishte përshtatur si parukeri. Në banesë ajo kishte lënë djalin dhe vajzën e saj. Derën e dhomës së gjumit ajo e kishte mbyllur. Rreth ores 11:40 ishte njoftuar nga vajza e saj që dera e dhomes ishte e thyer dhe rrobat ishin bërë rremuje.
Pasi u morën në pyetje, gruaja dyshonte se autorë ishin disa banorë të zonës. Një ndër personat e dyshuar ishte dhe Mero.
Gjate kontrollit te ushtruar ne banese si dhe ne nje depo brenda oborrit te baneses janë gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale sendet e meposhtme;
Nje sasi lende bimore me ngjyre jeshile, e ngjashme ne ere dhe karakteristika si ajo e bimes narkotike Cannabis Sattiva, me peshe 581.8 grame; Nje pistolete kaliber 8 mm (pa numer), se bashku me nje kreher me 18 (tetembedhjete) cope fisheke; Nje pistolete, se bashku me nje kreher me 3 (tre) cope fisheke ne te; Nje pushke model-56, kaliber 7.62 mm, me qyte dhe tyte te shkurtuar, pa gypin e gazrave, se bashku me nje kreher me 6 (gjashte) cope fisheke ne te; Nje pushke sportive pa numer; Nje arme gjahu; Tre krehera ku secili prej tyre me nga 5 (pese) cope fisheke; Dy maska me ngjyre te zeze; Nje feneline me dy llampa me ngjyre te zeze dhe gri; Tete aparate telefoni celulare te markave te ndryshme; Nje dylbi arme; Nje pale dylbi me ngjyre te zeze; Nje qese me pulla fiskale me mbishkrimin Ministria e Financave; Nje elektrik me ngjyre te zeze, si ato qe vendosen ne koke.
Pas konstatimit te sendeve te mesiperme, eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit A. Mero, i cili ka deklaruar se lenden narkotike, armet luftarke, armet sportive si dhe municionet qe jane gjetur dhe sekuestruar nga sherbimet e policise ne banese jane te tijat.
Ai sqaron se armet luftarake dhe municionet kane mbetur ne banesen e tij qe nga viti 1997, ndersa lenden narkotike cannabis sativa e ka blere para 3 vitesh per qellime mjekesore, konkretisht per te kuruar babain e tij te semure.
Mero ka mohuar që të ketë kryer vjedhjen e banesës. Nga kontrolli personal i shtetasit A. Mero atij i janë gjetur një sasi prej 61.000 lekë të reja, per te cilat ai deklaron se kishte kursyer prej disa kohesh.
“Nga deklarimi i te arrestuarit, ka disa mosperputhje, gje e cila krijon dyshime te bazuara se ky shtetas eshte autor i mundshem i vjedhjes se baneses se shtetases L.B” informon prokuroria.
Sigal