Prokuroria: Si u godit dhe u mbyt 31-vjeçarja nga bashkëshorti

414
Prokuroria e Krimeve të Rënda shpjegon të gjithë mekanizmin se si ka ndodhur krimi në familjen Disha. Prej xhelozisë, burri qëlloi me dru pas koke gruan e tij, kur mësoi se ajo kishte pasur një lidhje tjetër.
Kur kanë kaluar 3 ditë nga mbytja me rripin e pantallonave të nënës së katër fëmijëve nga bashkëshorti i saj, Prokuroria e Krimeve të Rënda shpjegon të gjithë mekanizmin se si ka ndodhur krimi makabër. Sipas organit të akuzës, nga shqyrtimi i materialeve të gjetura në vendin e ngjarjes kanë dalë në përfundimin se, Shkëlqim Disha ka vrarë me mjete rrethanore, bashkëshorten e tij Resmie Disha.
Vetëm pak momente pas krimit, 37-vjeçari Disha ka njoftuar familjarët e tij për krimin e ndodhur dhe më pas ata e kanë këshilluar që të lajmërojë policinë. E gjithë historia ka zgjatur vetëm minuta, ku çifti kishte zgjedhur të pushonin në vendin e quajtur Shpellëz, ndërsa ishin për të shkuar në këmbë te kushërinjtë e Shkëlqimit.
Sigal