Prokuroria nis verifikim për deklaratat e oficerit të policisë Nuhu

549
Sigal

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikim paraprak, menjëherë pas deklaratave që oficeri i policisë, Emiljano Nuhu bëri publike në media  ku pretendoi se çështja e djalit të deputetit  Rrahmar Rraja u mbyll pas kërcënimeve me armë.

Oficeri Nuhu deklaroi se një grup prej 10 personash, mes të cilëve edhe vëllai i deputetit Rraja, kryebashkiaku u Krujës, Artur Bushi si dhe kreu i grupit socialist Taulant Balla kanë ndërhyrë për mbylljen e kësaj çështje.

Organi i akuzës eshte vene ne lëvizje per te verifikuar pretendimet e ngritura prej oficerit. Prokuroria ka sekuestruar edhe regjistrat e 4 institucioneve ku pretendohet se Xhensila Maloku kallëzoi për përdhunim Rexhep Rrajan djalin e deputetit.

Pritet që prokuroria te kontrolloje regjistrat e  komisariateve numër 3 dhe 6 në Tiranë, si dhe atë të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Durrës.

Burime pranë Prokurorisë së Tiranës bënë me dije se nëse pretendimet e ngritura nga oficeri Emiljano Nuhu do të rezultojnë të vërteta, atëherë do të nisë një hetim ndaj personave përgjegjës.