Prokuroria kërkon 30 vjet burg për babain që vrau vajzën shtatzënë

447
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 30 vjet burg për babain që vrau të bijën shtatzënë, pasi kjo e fundit nuk i tregoi atësinë e foshnjës që mbante në bark.
Sipas Prokurorisë, Doksan Dushku duhet të shpallet fajtor për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi më 28 maj të vitit 2014, në fshatin Sllatinë të Dibrës, ka vrarë me armë zjarri vajzën e tij, shtetasen Fatmira Dushku, pasi kjo e fundit ishte shtatzënë dhe e pamartuar, gjë e cila nuk pranohej nga familja e saj.
“Pas krimit, autori e ka pranuar atë dhe për këtë arsye, nga gjykata u vendos gjykimi me procedurë të përshpejtuar. Në bazë të gjykimit të shkurtuar, i pandehuri përfiton uljen me 1/3 e dënimit”, njofton prokuroria.
Sigal