Prokuroria kërkon 12 vite burg për ndërtuesin mashtrues

418
Këto gra që shihni në foto u bënë simbol i protestave për shtëpitë. Ato kishin lëshuar shtëpitë private ku banonin në zonën e Unazës së Re për ti hapur rrugë ndërimit të një pallati. Pas 2 vitesh nga nisja e punimeve për pallatin banorët u hodhën në protesta duke akuzuar se ndërtuesi Namik Pelivani nuk kishte zbatuar kontratën për ti pajisur me apartamente në pallatin që po ndërtohej.
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet rreth një vit më parë dhe sot kërkon dënimin me 12 vjet burgim për të pandehurin Namik Pelivani, administrator i subjektit ndërtues “Pelivani” shpk, i akuzuar për “Mashtrim”, me pasoja të rënda, njoftoi sot ky institucion zyrtarisht. Nga hetimet, ka rezultuar se i pandehuri nuk ka respektuar kontratën që, nëpërmjet një ndërmjetësi, kishte nënshkruar me disa familje për të shfrytëzuar truallin ku ishin ndërtuar shtëpitë e tyre, për ndërtimin e një pallati në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. Procesi ndaj të pandehurit është zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Për këtë arsye, i pandehuri përfiton uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallet fajtor.
Sigal