Prokuroria kërkon 11 vjet burg për greken, tentoi të trafikonte drogë

390
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 11 vjet burgim për shtetasen greke Maria Ktazogou, e akuzuar për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Procesi ndaj saj u zhvillua me gjykim të shkurtuar, duke përfituar në këtë mënyrë uljen e 1/3 së dënimit nëse shpallet fajtore.
U arrestua në 2014-E pandehura është arrestuar në dt. 02.12,.2014 në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, duke dalë nga Shqipëria, në tentativë për të trafikuar rreth 28 kg lëndë narkotike canabis sattiva, të cilën e kishte fshehur në automjetin e saj. Në bazë të hetimit rezultoi se kjo shtetase, për të shmangur dyshimet në kontrollin kufitar, kishte marrë me vete edhe vajzën e saj të mitur 3-vjeçare.
Pretendimet e te pandehures-Fillimisht, e pandehura deklaroi se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike në mjetin e saj. Por më pas, deklaroi se e kishte blerë lëndën narkotike për përdorim vetjak dhe për qëllim shitje. Sa i përket vendit ku e kishte blerë, prezantoi një version të vështirë për t’u besuar; sipas saj, në intenerarin e kthimit nga Gjirokastra për në territorin grek, ajo kishte parë një person që shiste lëndën narkotike në anë të rrugës. Kishte ndaluar dhe e kishte blerë. Pavarësisht këtyre pretendimeve, nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda janë kryer një seri veprimesh hetimore, nga të cilat janë përftuar të dhënat në vijim: E pandehura, një ditët para arrestimit, ka kryer disa hyrje-dalje nga Greqia në Shqipëri, herë vetëm me vajzën dhe herë me bashkëshortin e saj. Sipas pretendimeve fillestare, e pandehura pretendonte se vinte në Shqipëri për të kryer shërbim dentar (në fakt, kjo është e provuar pranë një klinike në Gjirokastër). Në datë 16.10.2014 (pak kohë para arrestimit), kjo shtetase ka hyrë në territorin shqiptar me automjetin e saj tip Citroen dhe, sipas deklarimeve paraprake, është shprehur se mjeti ka pasur defekt dhe ka telefonuar një shtetas shqiptar, të cilin e kishte njohur në Greqi, por që në ato ditë ishte në Shqipëri (Tepelenë), për ta ndihmuar.
Ky i fundit, i njohur vetëm me emrin “B…”, e ka ndihmuar, duke i marrë makinën dhe e pandehura është rikthyer në Greqi si këmbësore.
Në fund të muajit nëntor 2014, “B….” e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që makina është rregulluar dhe e pandehura është nisur nga Greqia, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën, për të marrë mjetin.
Nga tërësia e veprimeve hetimore, janë krijuar dyshime të arsyeshme se kjo shtetase ka kryer veprën penale të trafikut të lëndës narkotike në bashkëpunim. Deri në këtë fazë të hetimit, i cili po vijon, po punohet për të evidentuar personat e tjerë të përfshirë.
Hetimet për përfshirjen e personave të tjerë-Veprimet e ndërmarra prej saj janë kryer në kuadër të marrëveshjes bashkëpunuese me persona të tjerë shtetas shqiptarë (të paidentifikuar) të cilët i kanë siguruar asaj sasinë e narkotikut, dhe pas lënies së automjetit në Shqipëri, i kanë përshtatur automjetin për fshehjen e saj (mënyra si ishte fshehur e tregon këtë) dhe ka qenë vetë e akuzuara që ka shkuar dhe e ka marrë automjetin me lëndë narkotike në rrethinat e Tepelenës (tashmë fshehur në automjet) dhe ka udhëtuar me këtë automjet për të kaluar në teritor të shtetit grek. Marrja prej saj e fëmijës së moshës 3 vjeç, në të gjitha udhëtimet në Shqipëri është bërë me një qëllim të paracaktuar prej saj, atë të pasjes lehtësi në kontrollin kufitar. Me veprimin transportues të sasisë së narkotikut për të kaluar në PKK Kakavijë, drejt Greqisë, e pandehura po kryente rolin e ekzekutores së veprës penale, që mbeti pa u kryer vetëm për shkak të ndërhyrjes së policisë për kontrollin e automjetit ku ishte fshehur lënda narkotike.
Sigal