Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e 2 njësive në pronësi të familjes Dedja

538
Dy njësi tregtare me sipërfaqe 110 m2, si edhe 1000 m2 tokë arë në qytetin e Elbasanit, në pronësi të shtetasit Pali Dedja, babai i dy vëllezërve Ferdinand dhe Ilir Dedja kërkohen të sekuestrohen nga Prokuroria për Krime të Rënda.
Dy vëllezërit janë shpallur fajtorë dhe dënuar nga 25 vjet burg nga autoritetet italiane për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
“Në bazë të veprimeve proceduriale, rezultoi se, në emër të shtetasit Pali Dedja, rezultonin të regjistruara pasuritë e sipërpërmendura, për të cilat ka dyshime të arsyeshme se janë krijuar prej të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal në Itali i djemve të tij, për të cilët kanë marrë dënimin secili me nga 25 vjet burgim “ informon sot prokuroria.
Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetime në kuadër të ligjit “Antimafia”.
Sigal