Prokuroria e krimeve të Rënda nis hetimet për vrasjen e komandantit Gjeta

388
Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton sot se ka nisur hetimet mbi vrasjen e komandant Simon Gjetës. Në orët e mbrëmjes së të shtunës, në Shkodër ka mbërritur një prokuror i krimeve të rënda për të bërë në bashkëpunim me policinë, veprimet hetimore në operacionin e arrestimit të Ruzhdi Aishtës. Nga hetimet do verifikohet nëse policia ka respektuar planin operacional për të ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe për të zbardhur momentin e vrasjes së Simon Gjetës. Por gjithashtu, hetuesit do të hetojnë dhe vrasjen e Ruzhdi Aishtës. Për të zbardhur veprimet si dhe procedurat ligjore të ndjekura nga RENEA apo FNSH në këtë operacion, Besim Hajdarmata, nga prokuroria e Krimeve të Rënda si dhe dy oficerë kanë mbërritur prej orës 23:00 në Shkodër ku dhe vijojnë punën.
Sigal