Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në pyetje edhe ish-truprojën e ish-ministrit Tahiri

560
Pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi zgjatjen e afateve të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, organi i akuzës e ka zgjeruar rrethin e personave që po pyeten mbi çështjen në të cilën është përfshirë emri i Tahirit. Dje mësohet se është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda më shumë se tre orë truproja i ish-ministrit të Brendshëm. Mësohet se ai ka folur përpara prokurorit Dritan Prençi dhe është pyetur për disa lëvizje që Tahiri ka kryer jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali. Në këto dy vende, prokuroria ka dërguar letër-porosi për të marrë informacione. Gjithashtu janë pyetur këtë të hënë në Prokurori edhe disa banorë të fshatit Gjorm të Vlorës, ku ka origjinën i arrestuari Nezar Seiti, i ekstraduar në Itali, pasi konsiderohet një nga njerëzit kryesorë të klanit Habilaj që trafikonte drogë nga Shqipëria. Mësohet se gjithashtu edhe të afërm të Seitit janë marrë në pyetje.
Sigal