Prokuroria e Krimeve të Rënda heton pasurinë e Agron Xhafajt, sipas ligjit Antimafie

633
Sigal

Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur edhe verifikimin pasuror të Agron Xhafajt. Mirëpo shumë pikëpyetje lindin për hetimin nga prokuroria e Krimeve të Rënda për pasurinë e Agron Xhafaj, sipas ligjit Antimafie. Së pari, Prokuroria duhet të qartësojë, a do të hetojë pasurinë e gjithë familjes Xhafaj, domethënë edhe të familjes së ministrit Xhafaj, sipas detyrimit të ligjit Antimafie?

-A mundet prokuroria e Krimeve të Rënda të hetojë pasurinë e Agron Xhafaj, kur vëllai i tij, Fatmir Xhafaj është ministër i plotfuqishëm, kur dihet që ai udhëheq edhe Reformimin e Gjyqësorit?

-Cili prokuror do të hetojë pa frikë pasurinë e vëllait të ministrit Xhafaj, kur ministri i Brendshëm ka në dorë karrierën e prokurorit, kur ministri i Brendshëm bën udhëtime me Kryeprokuroren e Përhershme?

-Po a mundet një prokuror të hetojë pasurinë e ministrit të Brendshëm, sipas ligjit Antimafie? Natyrisht, jo.

-Atëherë, përse nuk jep dorëheqjen nga posti i ministrit Fatmir Xhafaj, derisa prokuroria heton pasurinë e tij, të vëllait të tij, sipas ligjit Antimafie, që të lehtësojë prokurorin të zbatojë ligjin?

-Apo, ndoshta, hetimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda, për pasurinë e Agron Xhafaj, sipas ligjit Antimafie, nën mbikëqyrjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, do të jenë thjesht formale?

Por vetëm pas 10 ditësh Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë të ditur sot se ka nisur për ekspertizë jashtë vendit këtë përgjim, me të cilin akuzohet Agron Xhafaj, se i ka siguruar drogë për të trafikuar dëshmitarit X.