Prokuroria e Athinës rihap për shqyrtim dosjen e vrasjes së Pëllumb Marnikolaj nga policia greke

467
Sigal

Nga Shpëtim Zinxhiria

Vdekja e shqiptari Pëllumb Marnikolaj, në 3 gusht të 2016-s, në komisariatin e policisë në Ano Patisia në shtetin grek shkoi deri atje sa të kërcënohej marrëdhënia bilaterale mes dy vendeve, pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për një hetim të plotë nga ana e autoriteteve greke. U deshën mbi dy vite e tre muaj që kjo vrasje të rikthehej përsëri për rishqyrtim nga ana e Prokurorisë së Athinës. Këtë gjë e kanë konfirmuar dhe të afërmit e familjes së Pëllumbit, të cilët, nga ana e tyre, thanë se tre dite më parë janë lajmëruar për rihapjen e çështjes për gjykim. Është kjo familje, nga të paktat në vendin tonë, që gjithmonë ka ngritur zërin për vrasjen e djalit të tyre nga ana e policisë helene, një vrasje për të cilën, më 26 nëntor në mbrëmje do të jepet dhe një dokumentar i përgatitur nga gazetari Aulon Kalaja, dedikuar emigrantëve shqiptarë të vrarë në Greqi dhe kryesisht mbi vrasjen e Pëllumbit. Pëllumbi është viktima e 171 në mes të 178 shqiptarëve të vrarë në Greqi dhe njëkohësisht viktimat e 97-s të vrara nga policia e vendit fqinjë.

Policia greke vret një shqiptar në Janinë

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë përplasjes me armë zjarri me policinë greke pranë fshatit Vissani Pogonit në rajonin e Janinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të ditës së djeshme (22 nëntor), teksa një grup policësh grekë kishin nisur kontrollet në zonë për një grup që trafikonte lëndë narkotike. Mediat lokale greke shkruajnë se grupi i është përgjigjur me armë zjarri policisë, ndërsa forcat e rendit u janë përgjigjur me të njëjtën mënyrë duke vrarë njërin prej shqiptarëve. Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Nga përplasja me armë, një polic grek është plagosur lehtë në dorë.