Prokuroria çon në gjykatë 3 ushtarakët që prodhonin bomba

587
Tre persona do të dalin para gjykatës nën akuzën e prodhimit dhe shitjes të materialeve eksplozive. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet lidhur me tre shtetasit që akuzohen për shitjen e lëndëve eksplozive, C4.
Të akuzuarit janë Kleo Gjinkola, Fran Kolaj dhe Alban Dodaj. Të tre këta janë ushtarakë profesionistë me banues në Lezhë.
Sigal

Sipas prokurorisë, ata prodhonin dhe shisnin sipas porosive bomba me mekanizma shpërthyes nga distanca, kundrejt shumave 1500-2500 euro. Këta shtetas janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” dhe janë arrestuar në datë një vit më parë.