Prokuroria 6 vite burg për gjyqtaren Parashqevi Ademi, mori rryshfet

476
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 6 vjet burg për gjyqtaren e Lezhës, Parashqevi Ademi, të akuzuar për korrupsion pasiv. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria kërkon dhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për pesë vjet.
Gjithashtu, Prokuroria kërkoi edhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet. Procesi është zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe, duke qenë se e pandehura përfiton uljen 1/3 të dënimit, në përfundim, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin përfundimtar me 4 vjet burgim.
E njëjta masë dënimi kërkohet dhe për avokatin Gjovalin Ndokaj. Gjyqtarja dhe avokati akuzohen se kanë marrë 200 mijë lekë të reja dy personave, në një proces penal që po zhvillonin, me qëllim zbutjen e dënimit. 
Sigal