Prokuroria, 15 vite burg për Tufën, e akuzuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike

433
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon 15 vjet burg për Valentina Tufën, e njohur edhe si “tezja e kokainës”, e akuzuar për veprën penale të “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. “Tezja e kokainës” është e pandehur në procesin ndaj Gëzim Çelës dhe Reald Hysollit, për të cilët ka përfunduar procesi në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me dënimin e tyre. Ndaj këtyre dy të pandehurve (Çela dhe Hysolli) është zhvilluar procesi me gjykim të shkurtuar. Ndërsa për shtetasen Tufa, procesi është zhvilluar me gjykim normal.
Tufa gjendet e arrestuar nga ana e autoriteteve kosovare, pas aksionit të përbashkët ndërmjet autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, në përfundim të të cilit u zbuluan disa shtetas që kryenin trafik të lëndës narkotike të kokainës nga vende të ndryshme, në drejtim të Shqipërisë, Kosovës e më tej, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Nga hetimet, Valentina Tufa rezultoi të ishte me njohuri në drejtim të përzierjes së lëndës narkotike të llojit “kokainë”,të njohjes së cilësisë dhe elementëve përbërës të saj. Tufa, bashkëpunonte me Gëzim Çelën duke e orientuar këtë të fundit lidhur me cilësinë e mallit që duhet të blinte. Sipas prokurorisë, ajo kryentë çdo provë përpara se malli të blihej nga Çela.
Sigal