Prokurori i sëmurë, nuk zhvillohet seanca për Dajtin në Gjykatën e Lartë

508
TIRANË – Mungesa e prokurorit ka bërë që të mos mbahet seanca e parë në Gjykatën e Lartë për Dritan Dajtin, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve, i cili në këtë rekurs kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Prokurori Artur Selmani ka argumentuar me shkrese mungesën e tij në Gjykatë me faktin se është i sëmurë. Në këto kushte seanca e radhë u vendos të mbahet më 16 shtator.
Në korrik të 2014-ës Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Dritan Dajtin me 4 burgime të përjetshme, nga një për vrasjen e secilit polic gjatë aksionit për kapjen e tij në vitin 2009, në zonën e plazhit në Durrës.  
Sigal