Proçedohet penalisht ish-kryekomunari i Velçanit

479
Policia e Pogradecit ka nisur proçedim penal në gjendje të lirë ndaj ish-kreut të komunës së fshatit Velçan në Pogradec. Ish-funksionari vendor, I. M 45 vjeç, akuzohet se nuk ka kryer procedurat e nevojshme për dëmshpërblimin e djegies së banesës së shtetasit A.B 25 vjeç, banues në Prrenjas, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2010. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës”.
Sigal