Procedohet ish-kryetari i Bashkisë Krujë për shpërdorim detyre

439
Ish-kryetari i Bashkisë së Krujës 39 vjeçari Shkëlzen Hoxha është proceduar penalisht për shëpërdrim detyre. Mësohet se drejtuesit aktual të kësaj Bashkie konstatuan se nuk janë zbatuar procedurat dhe kriteret teknike të punimeve në ndërtesën e marrë në dorëzim prej tyre (si investim i Ministrisë së Punëve të Brëndshme) Nga verifikimet e kryera në datë 24.06.2015 njofton policia e Durrësit, objekti rezultoi i papërfunduar dhe shuma prej 2.0516.356 lekësh i është kaluar në llogari firmës, duke shkelur kontratën.
Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Durrës filluan proçedimin penal në gjendje të lirë edhe për një ish punonjës të Bashkisë 28 vjeçarin Indrit Fida Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti”.
Sigal