Procedohen drejtorët e Arsimit në Lezhë dhe Mirditë. Ja arsyet

836
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë pas ngritjes së shqetësimit publik në lidhje me mungesën e energjisë elektrike në shkollën Orosh të Mirditës, ka bërë verifikimet në terren duke konstatuar të drejtë problematikën e ngritur.
Nisur nga ky shqetësim konkret, gjatë një takimi publiktë zhvilluar në Lezhë, Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka nisur sot më 7 maj 2018 procedimin disiplinor me motivacionin “Mospërmbushja e detyrave, mosmarrja e masave për situatën e krijuar nga mungesa e energjisë elektrike për një periudhë të gjatë në shkollën Orosh, që ka cënuar mbarëvajtjen e procesit mësimor”, ndaj Drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Lezhës dhe Drejtorit të Zyrës Arsimore të Mirditës.
Ndërkohë në komunikim zyrtar me OSHEE, MASR garanton se shumë shpejt situata në shkollën e Oroshit do të marrë zgjidhje.
Sigal

Image