Probleme në rrugët komunale të Kukësit, pas dëborës bien edhe reshje shiu

480
Situata metorologjike ne te gjithe qarkun e Kukesit ka shenja permiresimi pasi kane filluar reshje te lehta te shiut. Pavaresisht kesaj, reshjet e e medha te bores te rena 24 ore me pare kane sjelle shume problematika ne qarkullimin e rrugeve te brendshme ne shume Njesi Administrative si ne Shishtavec ,Topojan , Malzi, Gryke Caje , Bushtrie, Kalis, Ujmisht, Arren dhe ne Shtiqen administrohen nga Bashkia Kukes. Ne bashkine Has problematike kane rruget ne Njesite Administrative Gjiaj, Golaj dhe Fajzaj. Ndersa ne Tropoje probleme ka pasur ne Njesite Administratibe Lekbibaj, Fierze dhe Tropoje e Vjeter.

Ne aksin Kombetar te Rruges se Kombit eshte permiresuar qarkullimi i automjeteve pasi firma kontraktuese ka nderhyre me 9 borepastruese dhe duke hedhur nje sasi te konsiderueshme kripe. Akset Nacionale Kukes- Draj Rec, Kukes -Shishtavec, Kukes- Qafe Mali , Kukes- Peshkopi, Kukes- Krume, Krume – Qafe Prush dhe Bajram Curri -Qafe Morine jane te qarkullueshme me zinxhire. Deri tani vetem Njesia Administrative Arren eshte totalisht e izoluar pasi terreni eshte shume i thyer dhe asnje borepastruese nuk eshte derguar per te bere te mundur pastrimin e rrugeve.
Sigal