Probleme në Elbasan: vëllai rreh vëllanë, djali rreh mamanë, një tjetër ikën nga shtëpia

459
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Elbasanit nuk është përballur me vrasje apo aksidente, por me probleme familjare e kryesisht dhunë.

Në Librazhd ka arrestuar Skënder Cekanin, 55 vjeç, nga fshati Polis,i cili në banesë dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht, vëllanë e vet, N.C., 52 vjeç.

Nga ana tjetër, Policia ka shpallur në kërkim Xh.Gj., 22 vjeç, banor i Elbasanit, i cili rrahu dhe iu kanos së ëmës së vet, V. M., 40 vjeçe, para se të ikte nga shtëpia për t’u fshehur. Gjithsesi, dosja e tij shkoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për “Dhunë në familje”.

Së treti, në rajonin e Policisë së Prrenjasit ka shkuar L.H., 35 vjeçe, nga fshati Skroskë dhe ka bërë kallëzim sepse i është larguar nga shtëpia i biri I.H., 21 vjeç.Nuk dihet se ç’probleme ka pasur ky i fundit. Policia tha se po punon intensivisht për gjetjen dhe kthimin e tij pranë familjes. Dosja e tij ndërkohë i mbërriti Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. 
Sigal