Pritë afër banesës/ Si u ekzekutua me automatik këshilltari i PS në Lezhë

427
Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë në Lezhë, ku mbeti i vrarë Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak Lezhë, si përfaqësues i Partisë Socialiste.
Mësohet se 48-vjeçari Ndoka ka qenë duke u kthyer në banesë në lagjen “Nënë Tereza” ose e njohur ndryshe “Kodër Marlekaj” në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00 kur 2 ose më shumë persona ende të paidentifikuar të cilët i kishin zënë pritë e kanë qëlluar me breshëri automatiku jo nga një distancë e largët.
Më pas autorët kanë pasur mundësi të largohen, duke qenë se rruga kryesore Lezhë-Tiranë është vetëm 100 metër larg nga banesa. Duket se kjo gjë i ka ndihmuar autorët të largohen shumë shpejt dhe pa rënë në sy të forcave të policisë.
Sigal