Pretenca për vrasësit me pagesë, burg për jetë Mëhillajve; 35 vjet Sinanajt

458
Pas më tepër se 55 seancash, gjyqi ndaj të ashtuquajturit “grup i vrasësve me pagesë” është drejt fundit. Prokuroria lexoi sot konkluzionet përfundimtare për të akuzuarit, si dhe vitet e burgimit për secilin nga personat e këtij grupi kriminal. Prokuroria kërkoi 35 vjet burg për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj. Gjithashtu organi i akuzës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Andon e Genis Mëhillaj, 8 vjet burg për Ndriçim Gjokonën dhe 8 vjet heqje lirie për biznesmenin Ilir Karçini. 
Julian Sinanaj u arrestua në Tiranë, në janar të vitit 2014, gjatë kohës kur ishte duke planifikuar ekzekutimin e një biznesmeni, që sipas hetimeve të prokurorisë, porosinë për vrasjen e tij e kishte marrë nga Ilir Karcini, i prangosur si anëtar i bandës së “vrasësve me pagesë”. Ndërkohë, së bashku me Sinanajn dhe Karcinin të arrestuar janë edhe disa persona të tjerë, ndërsa është gjykuar në mungesë Genis Mëhillaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar si anëtar i kësaj bande. Personat e arrestuar të këtij grupi akuzohen për një sërë veprash të rënda kriminale si vrasje, trafik armësh e tritoli, si grup i strukturuar kriminal. Ndërkohë, sipas prokurorisë, Julian Sinanaj ka marrë disa porosi nga të pandehurit Andon dhe Genis Mehillaj, Marion Mitro dhe biznesmeni Ilir Karçini për të eliminuar disa persona, duke bashkëpunuar me Albin Mexhajn dhe Ndriçim Gjokonën.
Sigal