Presidenti Nishani mesash ngushëllimi për ndarjen nga jeta të deputetit Kadeli

601
Kreu i shtetit Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qytetin e Lezhës Gjovalin Kadeli.
Mesazhi i plote
Kreu i Shtetit shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të deputetit Gjovalin Kadeli 26 maj 2017.
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të deputetit Gjovalin Kadeli. “Të dashur fëmijë e familjarë të Gjovalinit, Me hidhërim të madh e dhimbje të thellë mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të babait e të njeriut tuaj të shtrenjtë. Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t’ju shpreh juve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emër edhe të qytetarëve shqiptarë, duke ju siguruar se në cilësinë e Kreut të Shtetit gjendem shpirtërisht pranë jush në këtë ditë tejet të vështirë! Me largimin e parakohshëm nga jeta të Gjovalinit, fëmijëve, të afërmve, bashkëqytetarëve, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve dhe të tij të shumtë do t’i mungojë pamasë prania e tij, por edhe pjesëmarrja e kontributi në jetën parlamentare e politike të vendit tonë. Edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera dhe Gjovalinit i pastë dritë shpirti përjetësisht! Bujar Nishani”
Sigal