Premtonin punësim në Danimarkë, shpallen në kërkim tre persona

457
Tre persona të cilët merrnin para duke u premtuar qytetarëve të ndryshëm punësim në Danimarkë janë shpallur në kërkim nga policia.
Nga ana e Seksionit për Krimin Ekonomik & Financiar, filloi procedimi penal dhe u shpallën në kërkim tre banorë nga Berati: A.G., 54 vjeç, G.S., 54 vjeç dhe M.L., 30 vjeç.
Këta tre shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përvetësuar shuma të ndryshme nga 1500 deri 2000 euro, duke u premtuar shtetasve të ndryshëm se përgatisnin dokumente për t’i çuar në shtetin e Danimarkës për punësim.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Mashtrimi”.
Sigal