Prej 10 vitesh përdhunonte të bijën, e godiste në bark që të mos mbetej shtatzënë

487
Një studente shqiptare, e cila sot është 23 vjeç, ka rrëfyer një histori të trishtë ku për vite me radhë është përdhunuar nga babai i saj. Gjatë këtyre viteve, ajo është abuzuar nga i ati por nuk ka mundur dot që të tregojë të vërtetën tek familjarët e saj, pasi edhe ata do të kishin një fund tragjik. Kjo histori horrori vjen nga Italia, me protagonistë një familje shqiptare. Mësohet se ende vijon procesi gjyqësor ndaj babait shqiptar që përdhunoi për 10 vjet me radhë të bijën, e zinte me shkelma në bark që të mos mbetej shtatzënë dhe e kërcënonte të mos rrëfente pasi do shfaroste gjithë familjen.
Mediat italiane raportojnë se historia e abuzimit ka nisur në fillim të viteve 2000, kohë kur gjithë familja shkoi në Itali të bashkohej me kryefamiljarin. Vajza në atë kohë ishte vetëm 8 vjeç. Babai sot 45 vjeç, nisi abuzimin seksual me vajzën. Sipas vajzës, sot studente 23 vjeçare ka thene se babai e përdhunonte në mëngjes, para se ajo të nisej për në shkollë. Vajza ka treguar se përdhunimi ndodhte një ditë po, e një ditë jo. “Ai më kërcënonte, nëse tregon do të vras të parën nënën tënde, pastaj motrën, vëllanë e më pas do vras edhe veten”, ka thënë vajza.
Ajo ka thënë se është keqtrajtuar edhe dhunuar fizikisht. Sipas saj, ai e zinte me shkelma në bark, që të mos kishte mundësi të mbetej shtatzënë. Abuzimet morën fund vetëm në vitin 2011, kur vajza mbushi 18 vjeç, kohë kur ajo u largua nga shtëpia. Iu deshën 4 vjet që të merrte guximin dhe të bënte denoncimin në polici. Arrestimi i abuzuesit u bë në janar. Avokati mbrojtës i shqiptarit deklaroi se gjithçka ishte fryt i fantazisë së vajzës duke mohuar gjithçka lidhur me akuzat. Sipas babait, vajza e kishte sajuar gjithë këtë, pasi ai nuk kishte dashur më të kontribuonte financiarisht për vajzën kur ajo ishte studente.
Sigal