Prangoset trafikanti i mjeteve luksoze në Shkodër

88
Në vijim të operacionit të koduar “LUKS”, blutë e Shkodrës kanë prangosur trafikantin e mjeteve luksoze në këtë qytet. Policia e Shkodrës ka vënë ne pranga trafikantin e makinave luksoze, të sekuestruara gjatë një operacioni në 7 prill. I ndaluari është 25 vjeçari Ritvan Hasaj, nga Malësia e Madhe. Mbi të rëndon akuza për veprën penale të “trafikimit të mjeteve motorike”. Ne datën 7 prill, Policia e Shkodrës bllokoi 19 mjete luksoze, si dhe arrestoi 11 persona, si pjesë të trafikut ndërkombëtar të mjeteve të vjedhura.