Prangoset ish-polici grek, vrasës me pagesë i Devi Kasmit. Bllokohet arsenal armësh dhe droge. Detajet

63
Ish-polici grek, vrasësi me pagesë i Kasmit, katër në pranga
Policia ka zbardhur vrasjen e Devi Kasmit pak ditë më parë në kryeqytet duke arrestuar vrasësin dhe bashkëpunëtorët, ndërsa është shpallur në kërkim organizatori. Ish-oficeri i Forcave Speciale greke Efthymiou Efthymious 42-vjeç është autori i vrasjes së Devi Kasmit. Katër persona kanë mundur të bien në prangat e policisë ndërkohë që është në kërkim edhe një shtetas tjetër. 
Të arrestuarit
Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë
Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi
Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë
Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë
Në kërkim
(Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë
Shtetasi grek Efthymiou Efthymious ka hyrë në Shqipëri vetëm dy javë më parë, në momentin e arrestimit i është gjetur 2 mijë euro dhe 50 mijë lekë, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Shtetasi grek i arrestuar (ish-polic) është përjashtuar nga detyra në vendin e tij, pasi është akuzuar për trafik droge. Ai rezulton i dënuar edhe në Gjermani për trafik droge. “Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit. Efthymiou Efthymious ka vrarë Devi Kasmin. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes. Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes” deklaron policia.
Baza e grupit kriminal
Gjatë këtij operacioni është zbuluar edhe baza e grupit kriminal një vilë në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi Aurel Hoxhallari, i cili ka qenë arrestuar edhe në 2015, por më pas është liruar nga burgu. Nga kontrolli në vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamuflazhi, etj.
Janë sekuestruar në bazën e grupit kriminal;
– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit
– 4 armë automatikë
– 2 snajper
– 4 pushkë automatike
– 1 armë antitank me 2 predha
– 1 bombë me telekomandim në distancë
– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol
– 4 radio marrëse
– 1 dron
– 110 kg kanabis
– 2 maska