Prangoset 62 vjeçari, plumba dhe lëndë plasëse në shishe qumështi

561
Sigal

Një 62 vjeçar nga Kruja është arrestuar pasi mbante në banesë armë dhe lëndë plasëse.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan Shaban Tufën pasi ndaj tij kishte informacione se se në banesë dispononte armë dhe lëndë plasëse.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Grepsë Krujë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

•  një armë zjarri automatik;

• një armë zjarri pushkë;

• një kallëp lënde plasëse (tritol);

• 390  fishekë model 56 ,  54 dhe 25 të kalibrit 9 mm;

• 5 krehera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278 /2 /3 të Kodit Penal.