Prangoset 21-vjeçari, ushtronte dhunë mbi nënën e tij

448
Policia e Lushnjes ka prangosur një 21-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë në familje.

Siç bëjnë me dije blutë e Lushnjes në pranga është vënë Elton Mezini, banues në lagjen “Karbunarë e Madhe” Lushnje.

Arrestimi i tij është bërë pasi për një periudhë prej 1 muaj e gjysmë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, A.M, 45 vjeçe dhe motrës së tij, shtetases E.M, 20 vjeçe.
Sigal