Pranga tutores 61 vjeçare që shfrytëzonte 2 kamarieret si prostituta

604
Dy kamariere të cilat shfrytëzoheshin edhe për prostitucion merrnin urdhra nga një tutore 61 vjeçare. Blutë e Tiranës tashmë kanë vënë në pranga 61-vjeçaren, për shfrytëzim të prostitucionit. Gruaja me inicialet Z.M, kishte punësuar në lokalin e saj në “Rrugën e Kavajës”, dy kamariere të cilat i shfrytëzonte edhe për prostitucion. Vetë pronarja e lokaleve u siguronte atyre klientët ndërsa veprimtaria e paligjshme ushtrohej në lokalin e saj. Të njëjtat burime shtojnë se policia ka ndaluar kamarieren me inicialet F.Ç., ndërsa tjera me inicialet V.B., po procedohet në gjendje të lirë.
Sigal