Pranga të riut i cili kreu marrëdhënie me një 14 vjeçare

431
Një 19 vjeçar është vënë në pranga, pasi ka kryer marrëdhënie me një të mitur. Ky rast është shënuar në Gjirokastër, ndërsa djali ka kryer marrëdhënie me një 14 vjeçare. Nga ana e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit është bërë ndalimi i shtetasit Xh.Gjini, 19 vjeç, banues në Gjirokastër.
I riu u ndalua pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, shtetasen I.P, 14 vjeçe. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Sigal