Pranga të kërkuarit nga drejtësia italiane, i dënuar me mbi 6 vite burg

435
Sigal

Një operacion në bashkëpunim mes policisë së Durrësit dhe efektivëve të Komisariatit të Krujës ka sjellë ndalimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të një të dënuari për disa vepra penale.

Shtetasit Flamur Korriku, 50 vjeç nga Tirana, i janë vënë pranga pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar, si pasojë e një dënimi prej 6 vite e 3 muajsh burg nga drejtësia e fqinjit të përtej Adriatikut.

Ai është kapur në Fushë Krujë, ndërkohë që dënimi i është dhënë për veprat penale “organizatë kriminale”, “shfrytëzim prostitucioni”, “trafik femrash”, “krime kundër fëmijëve” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij do të ndiqen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Krujës.