Pranga një doganieri dhe një polici. Emrat

589
Policia Kufitare në bashkëpunim me SHÇBA, ka arrestuar një punonjës policie dhe një doganier.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në bashkëpunim me SHÇBA-në, në doganën e Qafë Prushit, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Agim Malaj 47 vjeç, banues në Has, me detyrë Trupë Shërbimi (Përgjegjës Turni) në P.K.K Qafë Prush, pasi duke qenë në shërbim, nuk ka bërë kontrollin në “vijën e dytë” të kamionit me targë AA 820 DY, të drejtuar nga shtetasi A. D., i cili kishte futur mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit. Arrestimi u bë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Asim Çuni, 48 vjeç, banues në Has, Doganier në Degën e Doganës Qafë Prush, pasi ka lejuar të kalojnë mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Sigal