Pranga në Rinas shqiptaro-amerikanit, akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale

413
Efektivat e Policisë Kufitare Rinas bërë kapjen dhe arrestimin provizor të shtetasit Viron Hoxha, 59 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Neë Jearsy –SHBA, me shtetesi Shqiptare dhe Amerikane, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se nga kontrolli i bërë në sistemin e Interpolit ka rezultuar, person në kërkim ndërkombetar nga shteti Italian per veprat penale ” Pjesmarrje në Organizata kriminale” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike” .Ky shtetas është i dënuar nga Gjykata e Milanos Itali me 9 vjet 5 muaj dhe 7 ditë burg. Personi i lartpërmendur është kapur në hyrje për në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personi në kërkim u dërgua në ambjentet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë. Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali.
Sigal