Pranga kontrabandistit të duhanit në Shkodër

398
Një denoncim i bërë nga qytetarët në komisariatin dixhital ka çuar në pranga një person për kontrabandë. Në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga Drejtoria e Policisë së Fierit thuhet se personi i arrestuar është shtetasi Vicens Gjergji, i cili është kapur në flagrancë duke transportuar 46 kilogramë duhan të grirë. Sipas njoftimit, 23-vjeçari po e transportonte duhanin me një automjet tip “Audi”, me targë “AA 454 CO”, që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Burimet shtojnë se materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit, që ka ngritur ndaj të riut akuzën e “kontrabandimit të mallrave me akcizë”.
Sigal