Pranga ish-kreut të Komunës Lunxhëri, nuk pranoi të dorëzonte makinën

442
sh-kryetari i Komunës Lunxhëri në Gjirokastër është ndaluar ditën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim me akuzën “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”. 51-vjeçari Ilia Kuro kur ka dorëzuar detyrën nuk ka dorëzuar automjetin tip “Volkswagen” me targa AA 872 BH në pronësi të ish Komunës “Lunxhëri”.
Kallëzimi ndaj tij është bërë më 25 gusht nga dy shtetasit S.G, 25 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe A.K, 38 vjeç, banues në Gjirokastër.
Pas kësaj, specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Ilia Kuro, 51 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, ish-Kryetar i Komunës Lunxhëri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” të parashikuara nga neni 248 dhe 134/3 i Kodit Penal.
Sigal