Pranga inspektorëve të Tatimeve dhe të Rrugores, ja emrat

524
Seksioni për Korrupsionin në Drejtorin e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorin e Task Forcës, në Prokurorinë e Tiranës, kanë finalizuar dje me sukses operacioni “Tatimet”, ku është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i 4 zyrtarëve të drejtorisë së Tatimeve në Tiranë. Personat e arrestuar janë: Gjovalin Cacja, 33 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, inspektor tatimor, Drejtoria Tatimore në Tiranë; Gerta Marku, 27 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, inspektor tatimor, Drejtoria Tatimore në Tiranë; Kliton Shutku, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, inspektor tatimor, për taksat vendore të Bashkisë në Tiranë dhe Saimir Sulaj, 31 vjeç, lindur në Fushë- Krujë dhe banues ne Tiranë, inspektor tatimor, Drejtoria Tatimore në Tiranë. Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij proçedimi penal, ka rezultuar se këta inspektorë tatimorq, me mosveprime e tyre në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë lejuar funksionimin dhe ushtrimin e veprimtarive të ndryshme biznesi në rrugën “Naim Frashëri”, në qytetin e Tiranës pa përmbushur detyrimet ligjore për rregjistrimin e biznesit si dhe pagimin e taksave në Bashkinë e Tiranës. 
Ndërkaq, Policia e Tiranës njofton arrestimin e tre inspektorëve rrugorë për shkak të përfitimeve që kanë marrë nga drejtues të ndryshëm të automjeteve, kryesisht ato të tonazhit të rëndë. Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime të paligjshme nga drejtues të ndryshëm automjetesh të tonazhit të rëndë, në këmbim të mos vendosjes së gjobave, shuma të cilat variojnë nga 1.000 lekë deri në 50 euro për një rast”, njofton Policia e Tiranës. Punonjësit e Policisë Rrugore të arrestuar janë: Arlind Shtëpani, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, inspektor rrugor pranë Drejtorisë të Transportit Rrugor në Tiranë; Leonard Dedej, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, inspektor rrugor pranë Drejtorisë të Transportit Rrugor në Tiranë dhe Saimir Latifi, 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, inspektor rrugor pranë Drejtorisë të Transportit Rrugor në Tiranë.
Sigal