Pranga dy korrierëve shqiptarë në Itali, shpikja që kishin bërë për të humbur erën e drogës

591
Policia italiane sekuestroi dje në portin e Fusina-s në Venecia 7.5 kg drogë, ndërsa në pranga ranë dy korrierët shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike ishte fshehur në një mjet, që një natë më parë kishte ardhur me traget nga Greqia.
‘Ansa’ shkruan se gjatë kontrollit, dy shqiptarët, 34 dhe 42, shfaqën shenja nervozizmi ndaj policia nisi edhe kërkimet e imtësishme me qen antidroge. Thuhet se gjatë kontrollit, në sediljen e pasme të mjetit u gjetëm 10 pako me drogë.
Trafikantët i kishin mbledhur pakot me ngjitëse dhe i kishin spërkatur ato me spec të kuq djegës, në mënyrë të tillë që të mbanin larg qentë e antidrogës. Por, tentativa e tyre rezultoi e dështuar, pasi përfunduan në pranga, ndërkohë që policia vijon hetimet për identifikimin e destinacionit të drogës.
Sigal