Pranga dy doganierëve në Qafë Botë, kaluan furgonin me goma kontrabandë

543
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 2 doganierë, një efektiv të policisë kufitare dhe një shofer, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kaluan goma kontrabandë në pikën kufitare “Qafë Bot” në Sarandë. Po ashtu një tjetër doganjer u shpall në kërkim.
“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Qafë Bot – Sarandë”, Shërbimet e Antikontrabandës kanë ndaluar një automjet tip “FURGON-BENZ” me targë: AA226JT, në pronësi të shtetasit: Antonil Zenelaj. Në bazë të këtij operacioni, gjatë një kontrolli të ushtruar në këtë automjet, këto shërbime kanë konstatuar se mjeti ishte i ngarkuar me goma të përdorura, të cilat rezultonin të pa zhdoganuara. Gjatë hetimeve të kryera, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë bërë të mundur kalimin e mallrave të ndaluar në pikën e kalimit të doganës “Qafë Bot” Sarandë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arresohen në flagrancë shtetasit:
Erjon Barjami, 54 vjeç, banues në Sarandë (doganier – përgjegjës i grupit të turnit),
Kristaq Naço (doganier – i kontrollit fizik të zhdoganimit)
Hysni Bazaj, 59 vjeç, banues në Sarandë (efektiv i Policisë Kufitare – kontrollor)
Antonil Zenelaj, 39 vjeç, banues në fshatin Vllahimë – Vlorë (drejtuesi i mjetit).
Policia ka shpallur në kërkim, shtetasin:
Migjen Nushi, 34 vjeç, banues në Vlorë (doganier – i kontrollit fizik të zhdoganimit).
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të 5 shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kontrabandë me mallra të ndaluar”.
Sigal