Pranga drejtorit të SHISH, vodhi energjinë për lokalin në Laprakë

449
Sigal

TIRANE – Drejtori i Krimit Ekonomik në Shërbimin Informativ Shtetëror, Pjetër Kaçi është prangosur nga policia e shtetit nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Ky fakt konfirmohet për A1 Report nga burime pranë policisë së shtetit të cilat thanë se Kaçi është prangosur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, teksa në lokalin e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Vartësi i Visho Ajazi Likës aktualisht ndodhet në ambientet e izolimit në Komisariatin numër 2 në tiranë teksa pritet që të mërkurën ai të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Kaçi rezulton që në Shërbimin Informativ Shtetëror të mbajë një nga postet kyçe duke qenë dhe i besuari i kreut aktual të SHISH, Ajazi Likës, ndërsa në terren inspektorët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe policia kanë konstatuar lidhjen e paligjshme në lokalin e tij.

Menjëherë pas arrestimit, policia bënë me dije se ka njoftuar Shërbimin Informativ Shtetëror dhe vetë kreun e saj Visho Ajazi Lika, teksa ka kërkuar që ndaj Drejtorit të Krimit Ekonomik të merret dhe masë administrative për shkeljen e konstatuar si vepër penale ajo e vjedhjes së energjisë elektrike.