Pranga biznesmenit dhe 2 punonjësve të OSHEE në Krujë, vodhën energjinë

488
Sigal

Dy punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe një biznesmen kanë rënë në prangat e policisë së Krujës për shëprdorim detyre dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Të arrestuarit janë biznesmeni Muharrem Hoçja 60 vjeç dhe dy punonjësit e OSHEE-së, Nikollç Laska dhe Gëzim Koleci, përkatësisht 57 dhe 38 vjeç.
Sipas policisë “dy punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Laska dhe Koleci, duke shpërdoruar detyrën kanë ndryshuar vulat në matësin e energjisë elektrike të biznesit në pronësi të shtetasit Hoçja, në Fushë-Krujë”.
Materialet në ngarkim të tre të arrestuarve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.