Pranga Andrea Stefanit pasi kundërshtoi policinë

482
Një 42-vjeçar është arrestuar pas një aksidenti rrugor, teksa ka kundërshtuar forcat e rendit. Mbrëmë në orën 23:00, në rrugën “Ali Visha”, duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, me targë TR 885 E, shtetasi Andrea Stefani ka humbur kontrollin dhe është dëmtuar. Një patrullë policie ka shkuar në vendin e ngjarjes, por Stefani nuk i është bindur urdhrit për të bërë testin e alkoolit. Aktualisht ai ndodhet në QSUT, por i është komunikuar masa e arrestit. Telegraf.al sqaron se nuk bëhet fjalë për gazetarin dhe analistin, Andrea Stefani.
Sigal