Pranga 6 shqiptarëve në Itali për trafik droge, një vit më parë dyshohet se vranë një adoleshent

656
Gjashtë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se janë pjesë e një bande kriminale. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet; M. L., 34 vjeç, M.O., 30 vjeç, M.A., X.A., M.D., dhe M.K. disa prej tyre kanë edhe lidhje familjare.
‘Libero quotidiano’ shkruan se kjo bandë është e njohur për policinë italiane, kryesisht për trafikun e drogës, (kokainë dhe marijuanë) ndërsa thuhet se ishte nën hetim prej më shumë se një viti. Mes të tjerash kjo bandë akuzohet për vrasjen e një të riu shqiptar më 23 dhjetor 2016 në Varese të Italisë.
3-2-1-770×433
Ndërkohë, pista ku u dyshua vrasja ishte për shkak të pazareve të drogës, pasi të riut iu gjetën në banesë 20 kg heroinë. Sakaq, policia po vijon hetimet për dokumentimin e plot të ngjarjes.
Sigal