Pranga 30 vjeçarit që ngacmoi seksualisht vajzën e mitur

419
Një 30 vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13 vjeçare. Abuzuesi është vënë në pranga gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi është denoncuar si autor i një ngacmimi seksual të bërë ndaj një vajze të mitur. “Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Fatos Shoshari, 30 vjeç, banues në Bilisht. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht shtetasen M.N, 13 vjeç. Kallëzimin pranë Komisariatit të Policisë Devoll e kanë bërë familjarët e të miturës. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme”.
Sigal