Pranga 30-vjeçarit në Elbasan, u kap me drogë, do hynte në stadium

55
Policia e Elbasanit ka arrestuar sot një 30-vjeçar, të cilit iu gjet drogë. Mësohet se shtetasi me iniciale A. Z. është arrestuar jashtë stadiumit “Elbasan Arena”. Policia ka gjetur në xhepin e tij një sasi kanabis sativa, ndërsa mësohet se ky person do hynte në stadium bashkë me lëndën narkotike.