Pranga 3 shqiptarëve në Itali, vendosnin drogë në vend të benzinës

439
Në orët e para të mëngjesit të së premtës (13 nentor), 3 shqiptarë janë arrestuar nga forcat e karabinerisë së Rietit në Romë, pasi akuzohen si anëtarë të një bandë që shpërndante kokainë. Të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë të moshës 20, 29 dhe 35 vjeç. Ata dyshohet se kanë lidhje farefisonere me njëri-tjetrin.
Sipas hetimeve të policisë është vërtetuar se 3 shqiptarët jo vetëm shisnin kokainë në qytetin Fiano, por ishin bërë edhe pikë referimi në zonën Tiberina.
Gjatë hetimeve dy mujore policia tha se kanë filmuar 180 raste të shpërndarjes së kokainës. Dhe të gjitha rastet kanë ndodhur afër banesës së një prej të arrestuarve.
Policia kishte monitoruar disa raste të konsumatorëve, kur për të shmangur dyshimet shkonin në vendin e shpërndarjes së drogës nën shoqërinë e fëmijëve të mitur, ose e shkëmbenin drogën në bidona me benzinë.
Sigal