Pranga 3 personave në Vlorë dhe Tiranë, transportonin drogë në serbatorin e makinës

465
VLORË- Rreth 36.5 kg kanabis janë sekuestruar në një kamion në qytetin e Vlorës. Policia ka vënë në pranga kultivuesin Adem Alushi 59 vjeç nga qyteti I Sarandës.
Shërbimet e Policisë së Pikës Kufitare “Qafë Bot” Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e Alushit tip Kamion “Benz-Mercedez”, me targë: AA663FR, kanë gjetur sasinë e lëndës narkotike fshehur brënda në depozitën e karburantit (serbrator) në një vend të hapur posaçërisht për fshehjen e lëndës.
Tiranë, arrestohen 2 persona, i’u gjet heroinë në makinë
Edhe në kryeqytet policia ka arrestuar dy persona pasi pas kontrollit në një mjet tip “Volvo” me peshë 18.6 gram ndarë në doza. Pjerin Gjeçaj, 37 vjeç dhe Brikena Frakulli, 32 vjeçU arrestuan në flagrancë pasi në rrugën “Todi Shkurti”, duke udhëtuar me automjetin e tyre tip “Volvo” me targë AA309ME u kapën me 47 doza të mbështjella të dyshuara të llojit “Heroinë” me peshë totale 18.6 gram. 
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një peshore elektronike, një jelek antiplumb, 5 telefona celularë dhe sasia prej 90.000 lekë. Gjithashtu janë sekuestruar një mjet tip “Volvo” me targë AA309ME, një fugon tip “Renault” me targë AA 104 JX, dhe dy biçikleta. 
Sigal