Pranga 22 vjeçarit, rrahu prindërit e shkatërroi shtëpinë

465
Një 22 vjeçar është ndaluar nga policia e Elbasanit pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve.
Feta Jança, banues në Cërrik, u ndalua nga policia gjatë ditës së djeshme (3 dhjetor).
Sipas policisë ai ka shkatërruar orenditë shtëpiake dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve N.Jança, 51 vjeç, dhe të ëmës 47-vjeçare N. Jança.
Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë të riun drejt këtij akti.
22-vjeçari po hetohet për veprat penale “Dhunë në Familje” e “Shkatërrim prone”.
Sigal